Berisha akuza Tom Doshit: Nga Fushë Arrëzi në Pukë, Vaun e Dejës e Shkodër votëblerësi më i madh

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi sot me elektoralin e tij në Vaun e Dejës, ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,”  Zef Hila.

Gjatë fjalës së tij ai iu drejtua me një pyetje të drejtpërdrejtë Tom Doshit, duke e pyetur se, ‘çfarë ka bërë për banorët e Fushë Arrëzit, Pukës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës’.

Berisha lëshoi akuza të rënda ndaj kreu të PSD, duke thënë se ke kryer krim elektoral duke blerë vota e duke i shërbyer xhepit dhe pasurisë së tij.

“Isha në Fushë Arrëz, në Pukë, këtu, kudo si hije më del emri i Tom Doshit. Do të pyes pak këtu, Tom, hajde më thuaj këtu çfarë ke bërë ti për këta banorë? Unë jam njeri që respektoj lirin ë e tjetrit, por, emri yt në Fushë Arrëz, Pukë, këtu edhe në Shkodër qarkullon si votëblerësi më i madh, por ky është krim elektoral monstruoz. Vjen nxjerr lista deputetësh e kandidatësh, na thuaj pak çfarë ke bërë ti për banorët? I ke shërbyer xhepit dhe pasurisë tënde. Je një ushtar i të keqes, më mirë t’i shërbeje Vuçiçit. Duke i shërbyer Ramë për vota, ai të bën favore të tjera, dhe partinë e more nga një kriminel elektoral”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …

Leave a Reply