Berisha: Baxhanaku i Edit ka marrë 100 tendera, thjeshtra shkatërroi kompanitë, fiton vetë çdo tender

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Fushë Arrës, deklaroi se kandidati i Edi Ramës në këtë bashki, Fran Tuci është njësoj si Edi Rama. Sipas kryedemokratit, tenderat e qeverisë së Edi Ramës në shumicë i fitojnë thjeshtra dhe baxhanaku i kryeministrit.

“Fran Tuci ka disa dosje, është famoz, ka disa dosje në prokurorinë e partisë, por në qoftëse i duket se po rëndohet, e ftoj të vijë këtu në këtë shesh, ta zgjedhë ditën dhe ju të gjithë burra e gra aty, bashkë me Hil Currin ti nxjerrin xhepat, të tregojë çdo gjë, çdo qindarkë që kanë, cila është origjina e tyre, çfarë do bëjnë për ju.

Por Fran Tuci nuk vjen, se nuk e lë Edi Rama e para, sepse po të dalë Frani me Hilën këtu, detyrohet të dalë edhe ai me Sali Berishën, dhe po të dalë ai me Sali Berishën i themi hajde njëherë të fillojmë pak me pasuritë. Ai në sarajet e Surrelit, Sali Berisha në një apartament si shumica e qytetarëve prej 32 vitesh.

Ai me dhjetëra e dhjetëra tendera, njëlloj si ky Frani këtu, që edhe nëse nuk ja fiton i vëllai, ja ndërmjetëson i vëllai ato tenderat. Edhe Edi e ka baxhanakun famoz, baxhanaku i Edit që ta dini ju, fiton absolutisht mbi 100 tendera. E kanë privatizuar.

Por jo vetëm baxhanaku, por edhe thjeshtra i shkatërroi të gjitha kompanitë e projektimeve sepse thjeshtra ka krijuar një kompani vetë dhe është lidhur me një kompani të huaj, e ajo e huaja i fiton të gjitha tenderat dhe merr nënkontraktore thjeshtrën e Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply