Socialisti dorëzoi teserën e PS gjatë takimit elektoral, Berisha: Një akt atdhetarie i vërtetë!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pasi një anëtar i Partisë Socialiste vendosi që të dorëzojë teserën e partisë së tij, live në ekran gjatë një takimi që kreu i PD zhvilloi në Fushë-Arrëz.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe videon e momentit të dorëzimit të teserës, Berisha ka shkruar se qytetari ka bërë një akt atdhetarie të vërtetë.

“Një akt atdhetarie të vërtetë”, shkruan Berisha krah videos së publikuar.

Kujtojmë se qytetari gjatë takimit me Berishën, pasi shprehu pakënaqësitë e tij me qeverinë socialiste, tha se ka ardhur kohë për ndryshim.

“Unë 30 vite anëtar i Partisë së Enver Hoxhës. Ka ardhur koha për ndryshim. Ja ku i ke 2 tesera, jepja Edi Ramës, një për Taulantin dhe një për Belindën”, u shpreh qytetari.

 

 

About Redaksia

Check Also

Video seksuale në grup në telefonin e Berberit të rrugëve/ Media austriake per skandalin-Balluku

Richard Schmitt Akuza ndaj zëvendëskryeministres: Video seksuale, tensione politike dhe hetimet që tronditin Tiranën Në …

Leave a Reply