Berisha nga Shkodra: Këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës tonë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës tonë. Berisha tha se, Shkodra përmbysi e para monizmin në vitin 1991, por sot ne jetojmë një monizëm, i cili t’u them të vërtetën ju, sipas socilogëve më të njohur të kohës është forma më e egër më e shëmtuar e monizmit.
“Miqtë e mi!
Këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës tonë. Shkodra përmbysi e para monizmin në vitin 1991, por sot ne jetojmë një monizëm, i cili t’u them të vërtetën ju, sipas socilogëve më të njohur të kohës është forma më e egër më e shëmtuar e monizmit.
Forma e monizmit që nuk bazohet në doktrinën staliniste, nuk bazohet në teokraci, në sundim ushtarak, por bazohet kryekëput në bandokraci, në sundimin e bandës. Dhe e vërteta është se ti Edvin në çdo ligj të botës, në çdo kod, në çdo kushtetutë kryeson një organizatë kriminale, që vjedh nga mëngjesi deri në darkë shqiptarët, që praktikon gjenocidin ndaj tyre, në kuptimin e kartës së OKB-së për gjenocid, që në nenin 3 thotë; është gjenocid krijimi i kushteve të llogaritura për largimin e qytetarëve nga vendi. Dhe ai këtë bën.
Një njeri që arrestoi 36 mijë shqiptarë, për çfarë, për fatura drite, për çështje civile. Nuk e bën asnjë diktaturë në botë. Nuk arrestohet tjetri për çështje civile. Çështja civile i ka të përcaktuar me një kod qëndrimet, kurse ky si gardian kalonte nga një studio në tjetrën me hekura në xhep, kundër qytetarëve të vet.
Edvin këto dhe tirania e varfërisë që u ktheve shqiptarëve janë aktet më të shëmtuara të një qeveritari”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply