Rama sulmon Veliajn: Kur shihni në televizor, fikeni televizorin! Do t’i bëja gjërat më mirë se ai…

Pasi e zhduku nga posterat e fushatës, kryeministri Edi Rama u përplas disa herë publikisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Por ofendimet e Ramës për Veliajn janë vetëm njëra pjesë e përplasjes. Rama u thotë qytetarëve në çdo takim, “kur shihni Veliajn në televizor, fikeni televizorin”.

Gjatë një interviste sot për Top Channel, Rama tha se do i bënte gjërat më mirë në kryeqytet se Erion Veliaj.

“E para është themelore për një kryetar bashkie që të ketë derën e hapur, për të diskutuar për projekte dhe për të marrë mbështetje. Ka lindur me këmishë, se e kam në gjak atë eksperiencë aq shumë, sa e kap veten kur shkoj jashtë, jam me fiksime që mbeten, shoh ku i kanë kazanët e plehrave, a i kanë, a nuk kanë plehrat. Duke e pasur në gjak këtë eksperiencë, e mbështes dhe e nxis Lali Erin. Pastaj ka gjëra që do i bëja ndryshe, që do i bëja më mirë nuk diskutohet, këto pastaj janë detaje. Gjërat që bëjmë i bëjmë bashkë, ai ka detyrë që të mendojë 24 orë për Tiranën. Duhet të vijë me propozime që nuk i mungojnë”, u shpreh Rama.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply