Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” pwr bashkinw e Kukwsit, Admir Sinamati ishte në fshatin Novosej, ku nuk la pa kujtuar masakrën komuniste në këtë zonë.
Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me banorët e Novosejt, Sinamati premtoi ndërtimin e “Unazës së bjeshkëve” dhe u kërkoi mbështetje në zgjedhjet e 14-Majit.
Ndërkohë Sinamati tha se, zona e Novosejt por pjesa më e madhe e fshatrave janë lënë në harresë gjatë qeverisjes së Rilindjes.
“Pa rrugën Kukës-Shishtavec të ndërtuar në kohën e qeverisjes së Berishës e gjithë kjo zonë, nga Belet në Shishtavec, do ishte një shkretëtirë njerëzore dhe ekonomike. Largimi nga pushteti i kushtoi Shqipërisë, ku shumë fshatra mbetën pa u lidhur me rrugët kryesore. Ndër ta edhe Shtreza me Kollovozin…
Ndërkohë në kuadër të fushatës së tij kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati firmosi Kontratën Sociale me shoqërinë civile dhe Qendrën për Progres Rinor për mbështetjen e projekteve dhe shoqërisë në qeverisjen katër vjeçare të Bashkisë Kukës!
Sinamati tha se, do t’i bëjë prioritetet e qytetarëve të Kukësit pjesë të planeve të punës së Bashkisë për katër vitet e ardhshme.
Interesimi i qytetarëve në këtë takim ishte mjaft i madh, ku nuk munguan as pyetjet e diskutimet me Sinamatin.