Messi tek Al-Hilal, arrihet marrëveshja

Lionel Messi duket se e ka ndarë mendjen sa i përket së ardhmes së tij. Ylli argjentinas do të largohet përfundimisht nga Paris Saint-Germaini dhe do t’i bashkohet klubit nga Arabia Saudite, Al-Hilal.

Për këtë sigurojnë mediat në Francë. Sipas tyre, marrëveshja mes kampionit të botës dhe klubit saudit është arritur, ndërsa ylli argjentinas do të nënshkruajë kontratë masive prej 600 milionë eurosh.

34 vjeçari kështu do ta ketë përsëri rival Cristiano Ronaldon, i cili është pjesë e Al-Nassr.

Messi e kishte në opsion edhe rikthimin në Barcelonë ose transferimin në Inter Miami në SHBA, por në fund ai duket se e ka zgjedhur klubin e pasur arab, të cilit mund t’i bashkohet gjatë verës që po vjen pasi t’i skadojë kontrata me PSG-në.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply