15 prillin e kaluar tranzicioni më i brishtë dhe më i paplotë i Sudanit drejt demokracisë ka ndaluar me shpërthimin e luftës civile. Përplasja është midis ushtrisë së rregullt sudaneze (Sudanese Armed Forces – SAF) e udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah Abdelrahman al-Burhan dhe paraushtarakëve të forcave të ndërhyrjes së shpejtë (Rapid Support Forces – RSF) të udhëhequra nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur edhe me nom de guerre Hemeti. Të dy oficerët në konflikt njëri me tjetrin janë sot respektivisht president dhe zëvendëspresident i Këshillit Sovran të Sudanit, organi qeverisës i vendit i krijuar në 2019 pas fundit të regjimit 30 vjeçar të Omar al-Bashir dhe që me një grusht shteti ushtarak të tetorit 2021 është spastruar nga komponentet civile, duke u bërë de facto një juntë ushtarake.
Përplasja ka filluar me sulmin e filluar nga ana e RSF ndaj instalimeve ushtarake strategjike, si kazerma dhe aeroporte, në të gjithë vendin dhe është përqëndruar progresivisht në kryeqytetin Khartoum, me 5 milion banorët e tij, ku dhuna e luftimeve, që shikojnë edhe përdorimin e artilerisë dhe të bombardimeve ajrore, i ka shtyrë qeveritë e huaja të evakuojnë stafe diplomatike dhe qytetarë të ekspatriuar. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të paktën disa qindra njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shkaku kryesor dhe i manifestuar i konfliktit është mosdakordësia mbi integrimin e paparashikuar të paraushtarakëve në ushtrinë e rregullt, e dëshiruar si nga vetë ushtarakët, ashtu edhe nga komponentet prodemokratike të shoqërisë sudaneze, që do të duhej të sanksionohej nga një marrëveshje firmosja e të cilës, asnjëherë e bërë, fillimisht ishte parashikuar për 1 prill. Dagalo ka pasur frikë se mos operacioni e privonte nga pushteti i tij, sidomos sapo tranzicioni drejt një qeverie të re civile, e parashikuar nga një marrëveshje e nënshkruar dhjetorin e kaluar, do të ishte zbatuar. Për të barazuar llogaritë, do të kërkonte që al-Burhan të zëvendësohej nga një civil, por duke marrë refuzimin e prerë të gjeneralisimit.
Rrënjët e kësaj ndeshjeje për pushtet janë në paqëndrueshmërinë kronike të vendit dhe në historinë e trazuar të tij. Në pavarësinë e vitit 1956, pasi ka qenë një kondomin anglo – egjiptian, shteti i njohur si “Sudan” është gjendur i populluar nga qindra grupe etnike të ndryshme, nganjëherë të ndara nga kushërinjtë e vet nga kufij abstraktë kolonialë dhe me një shumicë arabe dhe myslimane. Pjesa jugore e vendit, me fe kristiane e animiste dhe me etni joarabe, ka luftuar dy luftëra të gjata të kulmuara në pavarësinë e Sudanit të Jugut.
Ngjitja e RSF ëstë pjellë e konfliktit të egër duke filluar nga 2003 në rajonin perëndimor, të njohur si Darfur, ku vija ndarëse nuk është fetare, por etnike: nga njëra anë popullsi subsahariane bujqish të vendosur që diskutojnë troje dhe ujë, në një vend të goditur periodikisht nga thatësira të rënda, nga ana tjetër rritës nomadë me etni arabe. Gjatë konfliktit, në pjesën më të madhe i qetësuar me një marrëveshje në vitin 2020, qeveria ka mbrojtur dhe sponsorizuar milicitë e rritësve, të njohura si janjaweed, “djajtë në kuaj”, që janë bërë përgjegjës të një genocidi në kuptimin e vërtetë të fjalës në dëm të kundërshtarëve.
Dagalo, i lindur në Darfur nga një familje e barfër me origjinë arabo – çadiane, ka bërë karrierë pikërisht si komandant i një milice janjaweed. Kur në viti 2013 këto janë riorganizuar dhe formalisht janë inkuadruar në RSF, gjenerali është bërë menjëherë lideri. Përveç represionit të rebelëve, ne vitet që kanë pasuar paraushtarakët kanë zhvilluar kontrolle kufitare, duke arritur të sigurojnë edhe fonde europiane për kundërshtimin e fondeve migratorë dhe krijuar një trupë ekspedicionare jashtë vendit, duke luftuar për gjeneralin Haftar në Libia dhe për qeverinë prosaudite në Jemen. Ndërkohë, radhët e saj janë fryrë duke numëruar 100000 efektivët aktualë, rreth të njëjtën organikë të forcave të armatosura të rregullta.
Hemeti ka demostruar edhe talent për biznesin dhe politikën, me metodat e tij. Në vitin 2017 ka futur në dorë faktikisht minierat e arit të komandantit janjaweed rival Musa Hilal dhe është bërë kështu, nëpërmjet kompanisë së tij al-Junaid, tregëtuesi kryesor i arit të vendit, duke i zgjeruar më pas aferat e tij në sektorë të tjerë si infrastrukturat, automobilat dhe kafshët e punës deri sa të bëhej njeriu më i pasur i Sudanit. Megjithatë, ish tregëtari i deveve mbetet i parë keq nga elitat e kryeqytetit, që e konsiderojnë si provincial dhe injorant. Kapje më të mirë në shoqërinë e lartë sudaneze ka në fakt rivali i tij al-Burhan, me cursus honorum më klasik. Megjithëse të dy njerëzit e fortë kanë bërë karrierë nën regjimin islamist të Omar al-Bashir, përjashto duke i kthyer krahët të dy 4 vite më parë e shkarkuan nën shtytjen e protestave të shesheve, kreu i forcave të armatosura ka mbetur më shumë i lidhur me qarqet e afërta me diktatorin e shkarkuar, sidomos me klanin Kizan, i konsideruar nga ana e tij i afërt me Vëllazërinë Myslimane.
Vendet fqinje dhe fuqitë e mesme e të mëdha janë ngurruese deri më tani të rreshtohen hapur në konflikt, megjithëse ka natyrisht prirje jozyrtare dhe megjithëse në disa raste kanë favorizuar ngjitjen e njërit apo tjetrit fraksion. Egjipti është gjendur i katapultuar në konflikt kur RSF kanë pushtuar bazën ajrore të Merowe, në veri të Sudanit, dhe kanë ndaluar 27 ushtarakë egjiptianë që gjendeshin aty për të stërvitur homologët, për t’i lëshuar më pas pranë ambasadës egjiptiane në Khartoum. Kajro ka kultivuar raporte të qëndrueshme me forcat e armatosura të rregullta, në parashikim të një konflikti të mundshëm me Etiopinë e lidhur me konfliktin e digës së realizuar në malin e Nilit të Kaltër nga Adis Abeba.
Megjithatë, dobësia e ekonomisë egjiptiane, rrezikshëm në pragun e një krize dhe këmbëngulja e rebeleimit islamist në Sinai e shkëshilluan al-Sisi të impenjoheshin në aventura jashtë vendit. Kush në fakt duket i synuar të merret me aferat e fqinjit të tij është Çadi, nga ku vjen familja e Dagalo: përveçse e përdor vendin e tij jo vetëm si prapatokë logjistike, por edhe si burim rekrutimi, komandanti i RSF do të mbështeste rebelët që synojnë të përmbysin presidentin Déby. Duke shikuar nga aktorët rajonalë, Emiratet e Bashkuara Arabe në të vërtetë janë kapur nga shumë burime, përfshi ish kreun e intelligence sudaneze Salah Gosh, si eminenca gri prapa RSF. Njëlloj si Arabia Saudite, megjithëse duke u parë si tym në sytë e vëllezërve myslimanë të afërt me al-Burhan, Abu Dhabi ka mbajtur një qëndrim me ambivalencë pragamatike. Kur të dy gjeneralët qenë akoma aleatë, monarkitë e Gjirit u kanë shitur armë të dyve dhe kanë rekrutuar dhjetëra mijëra njerëz për të luftuar në Jemen në favorin e qeverive të mbështetura prej tyre.
Një destabilizim i plotë i vendit do të prekte interesat emiratase dhe saudite: për shembull, Abu Dhabi është impenjuar në një investim prej 6 miliard dollarësh për të krijuar një zinxhir furnizimi ushqimor në Sudan, ndërsa Riadi tashmë është i zënë me mijërat e refugjatëve që kanë kaluar Detin e Kuq për t’i shpëtuar konfliktit. Prej fuqive të mëdha, vetëm Rusia tregohet vërtet aktive dhe jo në favor të zgjidhjes së konfliktit. Prej kohësh Moska është e impenjuar të zgjerohet në fashën sahaliane, duke shfrytëzuar dobësinë e vendit të zënë me emergjencën klimaterike dhe konfliktet civile, si Republika e Afrikës Qendrore, dhe në veçanti nëpërmjet punës së rrjetit paraushtarak të Evgenij Prigožin, famëkeqit Grup Wagner. Në këmbim të armatimeve dhe dërgimit të mercenarëve të tij si stërvitës, miliarderi i afërt me Putinin ka siguruar konçensionet minerare për Meroe Gold e tij, me të cilën ka kontrabanduar në atdhe ar për rreth 2 miliard dollarë. Veç kësaj, junta sudaneze shkurtin e kaluar i ka dhënë Moskës dritën jeshile për realizimin e një baze detare ruse në Port Sudan, në Detin e Kuq, por sot rusët duket se synojnë mbi Dagalo, manjat i arit, si kalin e tyre fitues, aq sa pavarësisht hedhjeve poshtë zyrtare, Grupi Wagner i ka siguruar RSF raketa antiajrore me të cilët të zerojë avantazhin e aviacionit të SAF.
Interes apo vullnet të paktë kanë treguar dhe jo nga sot si Kina, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Pekini e shikon konfliktin si një turbullim të radhës së bizneseve të veta, duke qenë se është bërë një prej investitorëve të mëdhenj në vend, sidomos në sektorin petrolifer ku e furnizon me ¾ e kapitalit. Kina ka preferuar të mos hyjë në zgjidhje dhe është kufizuar t’i bashkohet korit të apelimit të armëpushimit. Si Uashingtoni, ashtu edhe Europa nisen me difelt, duke zgjedhur të mos i sanksionojnë të dy gjeneralët pas puçit të 2021 dhe represioneve brutale të protestave civile që i kanë pasuar. Një linjë e butë që sot e bën shumë të vështirë shuarjen e një zjarri që është ndezur.
(nga Aspenia Institute)
Përgatiti
ARMIN TIRANA