Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka dalë me një videmesazh, duke i bërë thirrje qytetarëve që më 14 maj të votojnë për t’i rikthyer identitetin qytetit.
Mesazhi
Ka momente kur emrin nuk thotë dot asgjë për ty sepse ti e ke humbur identitetin. Kjo ka ndodhur sot me Elbasanin.
Mes rrënojës industriale, bujqësisë së shpërfilluar, turizmit inekzsiten, arsimit si me kandil fikur, pasur arkeologjike dhe kulturore të mbuluara me harresë Elbasani nuk është më qyteti që duam.
Rikthimi i tij në identitetit përmes objekteve muzeale, përmes shkollës, zgjimit të turizmit shumëplanësh, kulturore e fetar, mjedisor dhe kulinare, tregtar dhe të aventurës, ringritja e traditës dhe pohimi i fuqisë konkurruese në nivele të reja është imperativë nëse duam ta shohim këtë qytet të lulëzojë.
Marka “Made in Elbasan” do të nda ndihmojë të ringrihemi nga gjumi letargjik i një stanjacioni 16 vjecar. Elbasani mundet, Elbasani meriton të jetë qytet mbi qytetet.