Alimehmeti: Programi ynë real fitoi, qytetarët zgjodhën ndryshimin në 14 maj

Kryesuesi i listës së këshilltarëve për këshillin bashkiak në Tiranë, Ilir Alimehmeti në mitingun përmbyllës të Bashkisë së Tiranës u shpreh se programi i cili ndjek opozita do të jetë zgjidhës përfundimtar i problemeve të qytetarëve.

Nga sheshi  Sheshi “Nënë Tereza” Alimehmeti thotë se programi ynë real është arsyeja pse ne fituam çdo debat publik dhe njëkohësisht fituam besimin e qytetarëve për të votuar ndryshimin në 14 maj.

“Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje konkrete për problemet e tyre të përditshme. Kanë nevojë për një lidership që ti besojnë, që t’i japi plane konkrete, të zgjidhshme, të bazuara, faktike  me kosto reale  pa thënë të pavërteta. Kjo është arsyeja pse në të gjithë këto muaj  ne zhvilluam nje program me ju, një program real për njerëz real jo për njerëz tallave. Program i cili shkon dhe godet direkt problemet e tuaja të përditshme  me zgjidhje konkrete. Program i cili bazohet mbi vlera të larta të mbështetjes së familiarëve, të fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuar, personave në nevojë, sepse në fund fare nga kjo përbëhet Tirana.

Kjo është arsyeja pse fituam çdo debat publik, kjo është arsyeja pse debat mediatik, kjo është arsyeja pse kundërshtari nuk i shkonte zotit Këlliçi përballë në debat. Kjo është arsyeja pse unë në këtë shesh sot gjeta njerëz të kthyer nga Roma nga Athina, nga Tetova, nga kudo për të ushtruar të drejtën e votës në Tiranë.

Jeni ju ata që vendosni pas dy ditësh. I ftojmë të 700mijë qytetarët e Tiranës që kanë të drejtë vote në Bashkinë e Tiranës të vijnë të votojnë”, tha Alimehmeti.

 

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply