Berisha: Belind Këlliçi është kandidatura më e shkëlqyer për Tiranën! Votoni për kandidatët e ndryshimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Belind Këlliçi është kandidatura më e shkëlqyer për Tiranën! Më 14 maj votoni për kandidatët e ndryshimit. Berisha tha se, Belind Këlliçi është prototipi më i mirë i të riut të suksesshëm.
“Dy fjalë do them për kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës. Ta falënderoj atë se me energjinë e tij rinore, me shpirtin e tij të pasur, me formimin e tij të shkëlqyer, me traditën e tij familjare të shkëlqyer, nderon çdo qytetar të Tiranës, çdo qytetar shqiptar.
Belind Këlliçi është prototipi më i mirë i të riut të suksesshëm. Ne ndjehemi krenar se ai garon si më i shkolluari, më me energji dhe me projektet më të mira në historinë e këtij qyteti.
Nuk ishte e lehtë të premtonte transportin falas, por nuk mund të mos e premtonte kur mendonte rëndimin që ky transport u shkaktonte qytetarëve të Tiranës, u shkaktonte veçanërisht banorëve të fshatrave të Tiranës.
Ai u zotua për çlirimin tuaj nga taksat, nga tatimet. Pra, Belind Këlliçi paraqiti, premtoi një Tiranë tjetër për qytetarin, për kushtet e jetesës së tij.
Por dy gjëra, ftoj qytetarët e Tiranës të mos harrojnë. Nuk ka krim më të shëmtuar se sa ne sot të jetojmë në një nga dhjetë qytetet më të ndotura të planetit.
Çfarë do të thotë të jetosh në 10 qytetet më të ndotura të planetit? Do të thotë të kesh një sëmundshmëri nga sëmundjet e këqija të paktën 4, 5 apo 6 herë më të lartë se në qytetet e tjera.
Ky kryetar që është sot është një fals, dhe ai që është fals, ai po ta shpërbësh falsin, nuk e di se çfarë del prej tij.
Ja ku është Belind Këlliçi, njëri prej jush, njëri mes jush. U paraqit para jush me vërtetësinë, me sinqeritetin dhe besimin te ju.
Ky kryetari fals në tetë vite i garantoi qytetit ajrin më të papastër, ajrin me substancat më toksike. Si e zgjidhi këtë punë? Duke ndaluar monitorimin e ajrit.
Tirana nuk ka ujë dhe ai që u vjen, u thuhet qytetarëve se nuk vdisni, por shkoni në spital. A votohet ky njeri?
Ky u bë famoz në Europë, në botë me pyllin e tij orbital. 1 milionë pemë është vjedhja e faturës së 1 milionë fidaneve. Unë e konsideroj këtë vjedhjen më skandaloze që mund të ketë bërë një kryetar bashkie.
Edhe ky është një moment, krahas programit të shkëlqyer, që të votoni Belind Këlliçin, të votoni numrin 1, të votoni Bashkimin për Fitoren.
Thirrja ime është edhe njëherë të votojnë kandidatët e primareve, të votojnë yjet e lirisë, të votojnë kandidatët e ndryshimit, kandidatët e fitores”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj pritet me protesta para SPAK: Hajdut, mashtrues 99-sh…

Disa qytetarë kanë protestuar me pankarta në duar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi …

Leave a Reply