Drejtoreshë Hipoteke e Edi Ramës, kush është prokurorja që arrestoi Belerin

Kryeministri Edi Rama e “justifikoi” arrestimin e kandidatit të opozitës, Fredi Beleri, me faktin që veprimet proceduriale janë kryer nga Prokuroria e Vlorës.

Në këtë mënyrë ai tenton të shmangë dyshimet e forta që bien ndaj tij se arrestimi i Belerit nga policia është kryer me nxitjen e kryeministrit.

“Boldnews.al” mësoi se veprimet proceduriale të policisë janë mbështetur nga prokurorja e Vlorës, Matilda Peza.

Zonja Peza është emëruar kohët e fundit prokurore në Vlorë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por ajo nuk është rishtare të administratën shtetërore.

Matilda Peza ka mbajtur në vitin 2018 pozicionin e drejtoreshës së Hipotekës së Kavajës, qytetin vend-lindje të saj.

Pra, ajo ka qenë një zyrtare e rëndësishme e administratës socialiste të Edi Ramës në qytetin e Kavajës.

Babai i saj, Aqif Peza, ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Kavajës me logon e Partisë Socialiste.

Partia Demokratike në opozitë, në një deklaratë publike në vitin 2018, akuzonte drejtoreshën e asaj kohe të Hipotekës së Kavajës dhe sot prokurore në Vlorë, për ndërhyrje në një hetim penal që lidhej me tjetërsimin e tokave në Spille.

“Drejtoresha e Hipotekës, Matilda Peza, po u bën presion punonjësve të Hipotekës për të mbuluar aferat korruptive që janë bërë atje gjatë periudhës kur ky institucion drejtohej nga familja e saj, babai Aqif Peza, i dënuar me vendim gjykate për shpërdorim detyre dhe djali i tezes, Asim Arkaxhiu, aktualisht nën hetim për skandalin e Spillesë”, thuhej në deklaratën e Partisë Demokratike në 26 Shkurt 2018.

Pasi kaloi filtrat e “drejtësisë së re”, Matilda Peza përfundoi Shkollën e Magjistraturës dhe në 12 korrik 2022 u emërua “magjistrate” nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Më tej ajo u emërua si prokurore në Vlorë, qytet ku vëllai i saj, Enkel Peza, mban detyrën e kryetarit të Gjykatës.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Edi Rama e lëshoi Erion Veliajn, e lëshoi për të mbrojtur veten dhe për të zhurmuar fundin thirri Belindin

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion …

Leave a Reply