Çuditem Brisidë, pse ke reaguar kështu si pjellë e keqe e komunizmit!

Nga Edmond SPAHO

Shumë e dashur Brisidë!

Kam një ditë të tërë që po përpiqem të komunikoj me ty për postimin që ke bërë, por ma ke mbyllur telefonin.

Jam takuar me ty në Kolanec dhe jemi shkrirë njëri me tjetrin kur kemi biseduar për zgjedhjet e 14 majit dhe çështje të tjera, sa edhe gruaja ime u bë xheloze. Si munde të ndryshosh kështu Brisidë?!

Kam folur për Klemin që e njoh nga larg dhe respektohemi reciprokisht, por edhe për Bujarin që e kam pasur epror dhe e kam vlerësuar. Këtë ia thashë shumë të majtëve atë ditë në Kolanec, kur pimë së bashku një gotë raki, me insistimin e tyre për të më respektuar.

Çuditem Brisidë se përse ke reaguar kështu si pjellë e keqe e komunizmit.

Brisidë, të kam telefonuar, por më ke mbyllur telefonin megjithëse kemi shumë miq të përbashkët. Ki kurajo dhe ballafaqohu!

Turp që i thua gomar, dikujt që hyn në rrethin tënd shoqëror. Po sikur unë të të quaj ty gomaricë?!

Unë nuk të quaj ty gomaricë, sepse ti nuk je dhe nuk ma lejon edukata.

Përmbahu Brisidë, mos lejo që zgjedhjet të të kapllojnë logjikën dhe të bësh sulme të ndyra. Ti mund të vuash vështirësitë që po kalon PS, por nuk është faji im. Ka një zemërim të heshtur në popull që do të zbrazet në 14 Maj.

Brisidë, jeta për ty nuk mbaron me Edi Ramën që po mbytet në ujërat e zeza të Lanës.

Ruaj logjiken dhe mos u sill si teto Polikseni, Laja e kullës së barit apo hallo Lenka. Të uroj më të mirat dhe me shpresë që do të vijnë mëntë e kokës.

Të fala miqve të përbashkët dhe zarbove të Temës!

*Replikë e publikuar në profilin e z. Edmond Spaho, drejtuar znj. Brizida Gjikondi.

About Redaksia

Check Also

Pse ishtë “gjë e mirë” ky lajmi i shpërndarë për Parashqevi Simakun?

Nga Adriana KALAJA Kur shoh këtë histerinë kolektive për Parashqevinë, me gjithë mirënjohjen pafund që …

Leave a Reply