Regjisori Edmond Budina boton veprën e re: Kishin urrejtje…

“Ora shënon 4.35, një klithme kuji shqyen errësirën “Erdhën”. Si të shpërthenin nga nëntoka një lukuni e pafundme turret me të bërtitura duke tmerruar edhe vetë errësirën”.

Frazat që lexon Edmond Budina, janë rrëfimi i vetë Teatrit Kombëtar në minutat e fundit të jetës së godinës në këmbë. Teatri flet dhe përshkruan sulmin e 17 majit 2020.

Bash në atë çast, kafshët e hekurta, makinosaurët më kafshojnë ballinën time. Është një kafshim i fortë që pas tre goditjeve të mëparshme mi shter fuqitë. Rrëzimi është i pashmangshëm. Duke u rrëzuar dëgjoj zërin e tij që ulëret: jashtë, jashtë! Do ju vrasim, do ju varrosim këtu”.

Teatri vazhdon të rrëfejë në vetë të parë natën e tri viteve më parë, kur u rrafshua nga shteti megjithë protestën 2 vjeçare e në mbrojtje të tij pa pritur vendimin e gjykatës kushtetuese.

Budina është një prej atyre që bënin roje 24 orëshe në teatër

“E kam këtë urrejtje e këtë mllef se kështu bërtisnin”, thotë ai me shumë emocion.

Rindërtimi i skenës së krimit, vjen në romanin më të ri të regjisorit e aktorit Edmond Budina.

Nën titullin “Nata e zjarrit të bardhë”, ai thërret në ndihmë letërsinë për të rrëfyer një histori dhe për tu çliruar.“Të shkruarit e të krijuarit është një lloj katarsisi. Është një lloj pastrimi shpirtëror që ti i bën vetes”, vëren Budina. Vepra nis me makthin e një personazhi që zhytet në frikërat e veta si pasojë e bartjes së mëkateve të mëdha që i rikthehen si përjetime.

Tri nivele e tri kohë e përshkojnë romanin si një numërim mbrapsht. Vetë kopertina sjell një klithmë ndërsa brendia sjell botë e personazhe që qëndrojnë dhe bien përmes metaforës dhe përballë syve tanë.

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply