Celibashi thirrje policisë: Largoni njerëzit e paautorizuar nga qendrat e votimit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi se problematika e identifikimit elektronik tashmë është tejkaluar, ndërsa theksoi se në ato qendra ku nuk punonte sistemi, vijon gjithçka të bëhet manualisht.

Në një dalje për mediat, Celibashi ftoi policinë e shtetit dhe komisionet zonale zgjedhore që të adresojnë shqetësimet për çdo denoncim dhe të ndërhyjë për rastet kur qëndrohet para qendrat e të votimit.

“77% e qendrave të votimit e kanë nisur procesin e votimit në 7 ë mëngjesit, 11 % e kanë nisur procesin e votimit pas orës 8:00. Në orët e para të mëngjesit kishim disa qendra votimi që nuk kishin nisur punën. Procesi është duke shkuar qetë dhe pa probleme në aspektin teknik. Kemi pasr raportime për disa zona ku janë ndërprerë energjia, në Fierzë dhe Shijak. Kemi pasur problemë në një qendër votimi në Peqin për shpërndarjen e fletëve dhe për Fierin. Në dy qendra votimi në Devoll ka pasur probleme me denoncimi e dy kutive të votimit. Janë 14 denoncime të administrata deri tani nga KQZ përmes aplikacionit. Denoncimet lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve të qendrave të votimit, apo të funksionimeve të PEI. Kemi marrë denoncime në Tiranë se kemi pasur fletë me shenjë. Kjo historia e bojës sillet në vëmendje. Është e vështirë që ta themi në këtë moment se sa qëndron kjo problematikë, pasi ka plot votues që vazhdojnë ta kenë shenjën. Shpesh herë ka spekulime se sa të vërteta. Është e papranueshme që qytetarët që nuk kanë lidhje me ato qendra votimi, që të vazhdojnë të rrinë në ato qendra. Do të duhet të boshatisen menjëherë. Çdo kush që refuzon që t’i përgjigjet këtij urdhri, do të mbajë përgjegjësi”, tha Celibashi.

About Redaksia

Check Also

Gjyriqi: Euro prek fundin, financat e zeza shkatërrojnë tregun! Rritet papunësia, bizneset drejt falimentimit!

DEKLARATË PËR MEDIA ZV.DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT TË SIPËRMARRJES NË PD, BLERINA GJYRIQI Monedha e përbashkët …

Leave a Reply