Luan Baçi: Top Channel gënjen! Ngjarja nuk ka lidhje me kandidatin e Bashkë Fitojmë!

Deputeti  Luan Baçi ka nxjerrë blof Top Channel. Sipas kësaj media kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Rroskovecin, Erdit Hazizaj ka goditur me grushta dy qytetarë në qendrën e votimit.

Por Baçi shkruan se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë i ulur në tavolinë me Hazizajn. Sipas Baçit frika e kandidates Bufi dhe Rilindjes nga humbja e sigurtë bën të që sajohen historia të paqena.

Reagimi i Luan Baçit

Top Channel, gënjen!

Unë kam qenë në Rroskovec ulur në tavoline me Erdit Hazizaj kur mësuam, se nje konflikt i çastit pa kurrfarë lidhje me Erdit Hazizaj, kishte ndodhur!

Frika e kandidates Bufi dhe Rilindjes nga humbja e sigurtë, bën që të sajojnë historira të pa qena!

Është në turpin e Top Channel dhe çdo media tjetër, që fabrikon dhe fallcifikon, lajme të tilla për të dëmtuar kandidatin fitues Erdit Hazizaj!

I garantojmë se do të përballen në gjyq, për shpifje dhe dizinformim me dashje të publikut!

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …

Leave a Reply