Kavaja i rikthehet demokratëve, Fisnik Qosja: Votë plebishitare për ndryshim dhe kundër regjimit!

Fisnik Qosja i “Bashkë Fitojmë” triumfoji përballë kryebashkiakut në detyrë, Redjan Krali me epërsi votash. Kjo fitore ka bërë që në kampin opozitar të shpërthejë festa në rrugët e qytetit të Kavajës.

Fisnik Qosja ka shpallur fitoren dhe i është bashkuar simpatizantëve. Ai tha se qytetarët bënë ndryshimin në 14 Maj me votë plebishitare. Sipas tij, Kavaja e ka treguar gjithmonë se është kundër diktaturave dhe regjimeve.

“Qytetarët e Kavajës e kanë shprehur vullnetin e tyre. Kanë muaj të tërë që kanë vendosur për ndryshimin në Kavajë. Qytetarët e Kavajës janë kundër diktaturave, kundër regjimeve. Kavajasit dje e treguan me votat e tyre plebishitare se Kavaja do ndryshim. Njerëzit nuk e duronin padrejtësinë që po i ndodhte qytetit. Kavajasit asnjëherë nuk gabojnë në zgjedhje. Kavaja zgjodhi, Kavaja vendosi”, u shpreh Qosja.

Deputeti i PD, Ervin Salianji foli para qytetarëve pasi opozita fitoi bashkinë e Kavajës. Salianji tha se Kavaja u rikthye te demokratët.

“Ia rikthyem Kavajën demokratëve. Kjo fitore ishte shumëfish e endësishme për qytetarët në kushtet e represionit qeveritar, paratë e korrupsionit, asetet e administratës publike në mënyrë të paligjshme nga ane qeverisë për të ndikuar rezultatin zgjedhor. U zhvillua një garë e pababartë.

Qytetarët e Kavajës rezistuan. Bashkë me ju e rikthyem bashkinë te qytetarët. I dhamë një rreze shprese demokratëve. Kavaja që ka luftuar e para kundër regjimit, Kavaja dhe këtë herë e tregoi veten. Të gjithë ata që mendojnë që demokratët që PD, opozita, një ditë do të dobësohen, e kanë gabim”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Dhunë e orkestruar ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka komentuar përplasje me policinë në protestën e PD, ku …

Leave a Reply