N’emër t’popullit shpalleni FAJTOR!

Bga Ted KOPLIKU

Imagjino Bibla e Kurani ta dënote Mojsiun fajtor që nuk mujti me votë Faraonin. Pse nuk mobilizoi skllevrit me e mujt me votë tiranin? Edhe sot ne jena n’bankën e t’akuzuarit. Na shpallin fajtor. Pranuam të futemi në një garë të pa drejtë, ku makineria shtetrore përdori çdo element për ta shtyp shpresën e fundit për demokraci, kandiduam persona dinjitoz përballë askushëve, shpalosëm program përballë tallavasë e megjithatë HUMBËM.

Po kush na akuzon? Të parët janë ata që nuk banen asnji përpjekje, spektatorët. Më pas vijnë alibashët që edhe pse me rezultat qësharak në çdo cep te Shqipnis, na tundin para ftyrs humbjen si tundte Chamberlain paktin me Hitlerin. Na drejtojnë gishtin ata që morën valixhet me pare për t’mbyll birat e hallet personale bashkë me ata që zgjodhen rehatinë apo ma keq që shiten votën. Feston Eliza Spiropali, Mero Baze e Kreshnik Spahiu.

Prej një muaji e prej të paktën dy vitesh shtrydhëm trunin me dekonstruktu të pavertetatat që modelojnë opinionin publik e që bajn shqpitart me ik nga syt kamt, tu qëndru n’kam përball një regjimi që të blen, kërcënon, të përgjon. U përballëm me regjimin që t’përdhunon e s’tlen me qa.

Nuk votonit non-gratat? “Nuk na pëlqeu lista e Kshhillit Bashkiak” ? Po kë votuat? Me çfarë kostot dënuat “politikën e vjetër”, duke kthy në mbret Edi Ramën? Politikën e re? Atë që na ka kthy në popull të Moisiut? Votuat bandat e Shkodrës, Durrësit e Elbasanit?

Kjo asht absurde! Të ishte kshtu, populli kozmopolit i Tiranës do bënte kryetar Arlind Qorrin e do kërkonte nën kryetare Lajla Pernasken. Jo, shqiptari thjesht zgjedhi të nënshtrohet. Kishte mundsi t’zgjidhte Luçiano Boçin e Igli Carën por edhe ata i dënoi me votë. Njëlloj do dënonte edhe Krishtin e Muhamedin.

Jemi populli për t’ciln shkrun At Zef Pllumi, populli që e dënoi dhe e mbajti n’burg tan jeten e tij. Populli i t’burgosurve që kur i mbaronte orari i detyrum thrrisnin : “edhe nji orë sulm vullnetar në nder t’Stalinit e t’Komandatit t’par!”. Populli që ka frik prej lirisë. Populli i ahengut e i gjas falas. Populli i Luizit.

Megjithatë, ne jena FAJTOR se u mundume me e bind kyt popull që demokracia e liria janë rruga e vetme për prosperitet. Nji popull skllav nuk bindet për liri. Qeni i rrahun t’rrin gjithmon besnik.

PËRPARA me Aleatin Shkodër! PËRAPARA me Faraonin Shqipni!

About Redaksia

Check Also

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka ndryshuar emër…

Nga Alba KEPI Këshilli Bashkiak i Tiranês ka ndryshuar emër. Quhet “Drejtoria e Komunikimit pêr …

Leave a Reply