“Duhet një fajtor që të marrë përsipër mëkatin kolektiv”

Nga Ylli MANJANI

Në të gjitha shoqëritë moniste dhe të narkoshtetit kërkohet fajtori në publik. Duhet një fajtor që të marrë përsipër mëkatin kolektiv.

Dhe fajin e ka gjithmonë i pamunduri, i dobëti, duarlidhuri, i vdekuri e viktima. Fajin gjithmonë e ka ai/ajo që flet, jo ai që bën gjëmën.

E mbani mend agjitacionin e propagandën?

Shpalleshe fajtor pse thua s’ka qumësht në dyqan. Njësoj edhe sot, fajin e ka ai që flet! Ndërkohë ai që bën gjëma është legjitim…

Le që ç’them kot dhe unë agjitacioni e propaganda.

Ne kolektivisht bëjmë me faj edhe atë që sëmuret.

“Vetë e ka fajin që u sëmur”.

“Është ftohur, kot bën se s’ka gjë”…

***

Nejse, mos harroni:

Vetëm përpara!

Pak shpejt po deshët se mbaruan vendet në varreza.

About Redaksia

Check Also

Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!

Nga Artan FUGA Të shpëtojë kush të mundet! Lexova në media se institucioni i Presidencës që …

Leave a Reply