Bledi KASMI
Në 1.1. milionë votues, opozita dhe Berisha morën në zgjedhjet e 14 majit 502 mijë vota, pra rreth 100 mijë vota më pak se ata që kontrollojnë 92% të bashkive sot.
Berisha i mori këto vota i përjashtuar nga:
Komisionerët,
Numëruesit,
Fondet e fushatës që regjimi ja dha dhuratë pengjeve,
Logo dhe simbolet e PD që ju dhuruan nga regjimi po pengjeve,
Emri që ju refuzua të vendoset si drejtues i koaliconit,
Diplomatë të korruptuar,
Përfaqësimi në KQZ që ishte koalicion Rama-Basha.
I mori kto vota duke mos pasur asnjë pushtet dhe duke pasur kundër të gjithë shtetin dhe mafian e njehsuar me regjimin.
Dhe diferenca është rreth 100 mijë vota me një regjim që kishte të gjitha pushtetet në duar, nga drejtësia, policia dhe deri tek KQZ.
Kjo është një diferencë votash me një regjim që aktivizoi në fushatë të gjitha kartelet e drogës dhe krimit të oganizuar dhe paratë e mafias për të blerë votat, ndërkohë që opozita zhvilloi një fushatë vetëm me frymë.
502 mijë votat e Berishës me 14 maj janë 50 mijë vota më shumë se ato të PD në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
A duhet të ikë Berisha?
Berisha duhet të ikë për të gjithë ata që nuk aritën të asgjesonin opozitën me 14 maj.
Duhet të ikë për të gjithë ata që me Bashën menduan se e zhdukën opozitën duke e nënshtruar dhe kapur atë, ndërsa sot e shikojnë se ajo është rikthyer në jetë, ndonëse e dërrmuar nga thikat pa fund pas shpine dhe nga artileria përballë e regjimit.
Berisha duhet të ikë për të gjitha ata që nuk duan opozitarizmin dhe duan Partinë-Shtet.