Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në këto zgjedhje u rikthye me të gjithë pasojat e shëmtinë e tij, loja me listat e votimit. Berisha tha se, ky është një tipar i industrisë mafioze shtetërore të blerjes së votës.
“Blerja e votës nuk u shfaq për herë të parë në farsën e vitit 2023. Ajo është denoncuar nga shqiptarët, mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, komisionet e vëzhgimit dhe në raste të tjera.
Por, në këtë farsë, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e atyre përmasave të tmerrshme sa rrëzoi euron, monedhën më të fuqishme të Europës, në nivele që ajo nuk i kishte përjetuar kurrë më parë.
Pra, ky është një tipar i industrisë mafioze shtetërore të blerjes së votës.
Por, farsa elektorale e majit 2023, gërshetoi në mënyrën më të shëmtuar dy stile të farsave elektorale. Stilin e narkoshtetit dhe mafies së tij me stilin Putin, i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të shtetit për kontrollin e votës së lirë të qytetarëve dhe ndryshimin e rezultateve.
Në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, në këto zgjedhje u rikthye me të gjithë pasojat e shëmtinë e tij, loja me listat e votimit, përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit nëpërmjet listave të votimit.
PD e denoncoi publikisht aktin kriminal elektoral të Edi Ramës dhe ministrit të familjes së tij, Çuçi, të cilët ndryshuan qendrat e votimit të 1.3 milionë zgjedhësve.
PD e denoncoi këtë akt si një përpjekje brutale për t’u mohuar të drejtën e votës sipas bindjeve politike qytetarëve shqiptarë.
Dita e votimit ishte ditë e përjashtimit të më së paku mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë. Emrat e tyre ishin transferuar në qytete të tjera, në zona të tjera. Pa asnjë paralajmërim dhe në kundërshtim me çdo ligj të vendit.
Vetë KQZ pohon se për këtë shkak nuk votuan ditën e votimit 180 mijë shqiptarë, të zgjedhur me garanci të plota në bazën e kriterit të bindjeve politike”, tha Berisha.
Check Also
Veliaj pranoi se ka aksesuar regjistrin civil, kjo mjafton për ngritur një akuzë për abuzim me detyrën
Gazetari Gjergj Erebara ka ndarë një postim në Facebook, ku e ka kritikuar ashpër veprimin …