Berisha: Votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, me Ramën nuk ka zgjedhje, duhet një lëvizje paqësore e shoqëruar me mosbindje civile. Berisha tha se, votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës!
“Me Ramën nuk ka zgjedhje, duhet një lëvizje paqësore e shoqëruar me mosbindje civile. Edi Rama nuk e pranon votën e diasporës dhe emigracionit. Nuk e pranoi në vitin 2013.
Jam i sigurt se ai nuk e pranon, prandaj teza është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, nuk duhet të jemi iluzivë.
Forma e vetme me të cilën mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, është ajo formë e përdorur nga të gjitha vendet kundër monizmit dhe ajo është lëvizja paqësore, demokratike gjer në realizimin e qëllimit të saj.
Kjo është bindja ime më e thellë.
Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka.
Votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës. sepse blerjet janë dy llojesh, nga njëra anë është blerja e të drejtës së votës. Ana tjetër është merr paratë dhe dil e voto për mua. Kjo e dyta, nëse bëhet votimi me detyrim siç e ka Greqia apo Australia.
Një nga miqtë e mi në Australi më ka thënë se kjo është bërë për t’i dhënë fund blerjes së votës. Por Edi Rama nuk e pranon se ai e quan Kodin Zgjedhor një kinezëri. Ai pranon vetëm standarde që i lejojnë atij të manipulojë votën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Çfarë zbuloi Kastriot Myftaraj për Belinda Ballukun para se të vritej

,Kastriot MYFTARAJ “Ministrja Belinda Balluku ka shkelur ligjin për dekriminalizimin, duke dhënë të dhëna të …

Leave a Reply