Vasili: Të rinjtë po humbin jetën në paraburgimet e policisë, ku është drejtësia?

Nga Petrit VASILI

Vdekje shumë të rënda kanë ndodhur në paraburgimet e policisë.

Vdekje të cilat janë kaluar në heshtje, pa hetim rrënjësor dhe pa marrje përgjegjësie të shkaktarëve.

Asnjë shkak bindës nuk është paraqitur në publik megjithëse bëhet fjalë për vdekje shumë të rënda të të rinjve në lulen e moshës së tyre.

Po sjell vetëm disa raste:

▪️I riu 27 vjeçar Jani Rustemi humb sot jetën në spital pasi ishte burgosur në paraburgimin e policisë së Tiranës l.

▪️Lear Kurti 32 vjeç humb jetën në paraburgimin e policisë së Tiranës pak kohë më parë.

▪️Igli  Stameta vetëm 32 vjeç sërish humb jetën në paraburgimin e Kavajës për vetvarje sipas versionit zyrtar.

▪️Klodian Rasha 25 vjeç humbi jetën sepse policia e Tiranës e goditi në mënyrë të paligjshme.

▪️Enea Ftoi vetëm 25 vjeç humbi jetën në paraburgimin e Korçës pak vite më parë.

Shumë herë janë raportuar trajtime tepër të rënda në paraburgime dhe grumbullime të dhjetra të ndaluarve në ambiente shumë të ngushta edhe në kohë pandemie.

Koha e alibive ka marrë fund.

Te mbulosh veprimet e paligjshme te policise  qe marrin jete njerezish eshte kriminale.

Këto qëndrime shtojnë vetëm urrejtjen dhe mosbesimin e qytetarëve te policia ndërkohë që duhet të jetë e kundërta.

Qeveria sigurisht që nuk flet asnjë fjalë dhe nuk shqetësohet që njerëzit vdesin në komisariate sepse është vendosur në krahun e dhunës dhe antiligjit.

Drejtësia është përpara përgjegjësive shumë të mëdha.

Është turp që prokuroria merret gjerë e gjatë dhe me vite me gjyqe kundër qytetarëve, që dalin në protesta dhe ndërkohë s’ka asnjë përgjegjës për këto vdekje kaq të rënda.

Bëni hetim me rrënjë dhe nxirrni përgjegjësit nuk kalohen këto ngjarje tragjike me një komunikatë policie dhe me ndonjë dosje të manipuluar për të fshehur të vërtetën.

Nuk mund të lejohet kurrë që paraburgimet e policisë të shndërrohen në ambiente dhune dhe terrori ndaj qytetarëve.

Prokurorë mjaft më, boll e nxitët konfliktin dhe polarizuat situatën me mosveprimet tuaja dhe moszbatimin e ligjit duke punuar për të krijuar alibi e jo për të nxjerrë përgjegjësi.

About Redaksia

Check Also

Akuza/Veliaj rrezikon deri në 12 vite burg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme, …

Leave a Reply