“Nea Demokratia” fiton zgjedhjet në Greqi

Partia Demokracia e Re renditet e para në zgjedhjet parlamentare në Greqi me rreth 41 për qind të votave. Partia e majtë Syriza rreth 20 për qind , kurse partia social-demokrate Pasok doli në vendin e tretë me 12 përqind të mirë. Pragun prej tre për qind e kaluan edhe komunistët që fituan më shumë se gjashtë për qind të votave si dhe partia populiste e djathtë Elliniki Lysi që fitoi mbi katër për qind.

Rezultatet nga Athina konfirmojnë në thelb sondazhet e ditëve të fundit. Partia konservatore Demokracia e Re, e kryesuar nga kryetari aktual Kyriakos Micotaqis, ishte gjithmonë përpara në sondazhe, edhe pse sipas anketave konservatorët mendohej se do të kryesonin vetëm me rreth shtatë përqind ndaj partive të tjera.

A mjaftojnë votat për të krijuar qeverinë?

Sistemi i ri grek i votimit, i cili kërkon deri në 47 për qind të votave për të krijuar qeverinë, e bën të pamundur që pas këtyre votimeve të përcaktohet një fitues i qartë. Prandaj, dy kandidatëve kryesorë do t’u duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur aleatë. Përndryshe do të jetë i nevojshëm një raund i dytë një muaj më vonë. Megjithatë formimi i një koalicioni konsiderohet i vështirë për shkak të dallimeve të mëdha midis kampeve politike.

Në vitin 2012 u nevojitën dy zgjedhje të njëpasnjëshme përpara se të formohej një qeveri koalicioni midis Nea Dimokratia, Partisë Socialdemokrate Pasok dhe partisë së majtë tashmë të shpërbërë Dimar.

Këtë herë partia socialdemokrate e Nikos Androulakis, Pasok-Kinal, është në dispozicion si partnere koalicioni edhe për Micotaqisin edhe për Tsipras.

Ulja e moshës së votimit

Më shumë se 9.8 milionë grekë ishin thirrur për të votuar në zgjedhjet e parlamentare të së dielës (22.05) për 300 deputetët e parlamentit grek.

Mosha e votimit në Greqi është ulur për herë të parë në 17 vjeç dhe shtetasit grekë që jetojnë jashtë vendit lejohen të votojnë edhe në vendin ku banojnë.

Përpara zgjedhjeve u arrestuan pesë vetë me dyshimin për tentativë për blerje votash. Në një nga makinat e të dyshuarve policia gjeti rreth 200 karta identiteti, pasaporta dhe një çantë me 114 zarfe me fleta votimi, pesë prej të cilave qenë mbushur me emrin e një kandidati./dw

About Redaksia

Check Also

Sulm terrorist në Gjermani, 11 të vdekur dhe 205 të plagosur

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së premtes në qytetin Magdeburg të Gjermanisë, kur …

Leave a Reply