Berisha publikon videon: Komisioneri kriminel mbush fletën e votimit para mediave!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, e cila tregon se si është bërë ashiqare masakra elektorale edhe në prani të mediave nga komisionerët e PS-së në zgjedhjet e 14 majit.

Nga pamjet e transmetuar live në media, dallohet komisioneri i PS-së, i cili e plotëson fletën e votimit në tavolinën e tij duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin dhe ia jep votueses, e cila as nuk shkon në dhomën e fshehtë, por e palos dhe e fut në kutinë e votimit.

“Votim pa dhomë të fshehtë. Komisioneri kriminel mbush fletën e votimit edhe para mediave!”, shkruan Berisha në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Kreu i misionit të monitorimit: Zgjedhësit nuk ishin të lirë, ishin nën presion, zgjedhje të pabarabarta, qeveria…

Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier analizoi në një …

Leave a Reply