Maliqi: KAS pranoi ankimin, shumë shpejt në Kuçovë do të hapen kutitë!

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Kuçovë, Lefter Maliqi ka mbledhur mbrëmjen e sotme shtabin e tij elektoral.

Pasi i ka falenderuar për punën e mirë të gjithsecilit në zgjedhjet e 14 Majit, ai u ka komunikuar edhe vendimarrjen e KAS pasditen e sotme për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Maliqi për masakrën elektorale të kryer në KZAZ 64 në Kuçovë gjatë numërimit të votave.

Lefter Maliqi ka deklaruar se beteja e tij po vijon në KAS, Kolegjin Zgjedhor, KQZ-në e SPAK, ku ai ka depozituar të gjitha kallëzimet në lidhje me vjedhjet e votave në Kuçovë.

“Unë jam i bindur se me hapjen e kutive gjithçka do të ndryshojë dhe vota do t’i kthehet fituesit të vërtetë, që është populli i Kuçovës. Sado pak drejtësi të ketë, unë besoj se shumë shpejt bashkia e Kuçovës do t’i kthehet qytetarëve.

Shumë shpejt do të hapen kutitë, pavlefshmëria do të zbulohet, faktet dhe provat për vjedhjen e votave janë të shumta. Krimi elektoral që ka ndodhur në KZAZ 64 në Kuçovë do të zbardhet në hapjen e kutive në KQZ”, ka thënë Maliqi.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply