Rama zgjedh Bardhin në krye të grupit të PD me vetëm 18 vota

Deputeti i PD, Tritan Shehu reagoi ashpër pasi mazhoranca socialiste e Edi Ramës në Kuvend njohu Gazment Bardhin si drejtues të grupit parlamentar demokrat. Shehu tha se kjo është një shkelje skandaloze e rregullores dhe e ligjit. Ai tha se, Bardhi është zgjedhur nga vetëm 18 deputetë, ndaj nuk mund të përcaktohet kurrsesi si drejtues i grupit parlamentar.

“Prej kohësh në këtë sallë bëhen shkelje të procedurës, ju u takon ta mbroni këtë Parlament… Përjashtohen deputetë në mënyrë arbitrare, dhe ju e justifikoni. Njoftoni zgjedhjen e dikujt si kryetar i grupit të PD me 18 vota që ka marrë, si munden të njoftohen zyrtarisht këtu? Votohet me 18 vota dhe zyrtarizohet këtu, turp i Zotit. Grupi parlamentar ka dalë nga zgjedhjet me 52 anëtarë. Si mund të legalizohen këto gjëra? Veprime antidemokratike. Qesharake për të gjithë, dhe për ju që e zyrtarizoni”, tha Tritan Shehu.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …

Leave a Reply