Në fakt, e vështirë është, të mos e provosh dot…

Nga Gent STRAZIMIRI

Në fakt është e vështirë të mos e provosh dot që:

* në të njëjtën dosje penale të inceneratorëve, firmat e Alqi Blakos dhe Lefter Kokës janë fajtore, ndërsa të Erjon Veliajt dhe Armando Subashit, jo…?!

* që Arben Ahmetaj si zv/kryeministër nuk ka patur mundësi të mbledhë “me kokë të vet”, Këshillin e Ministrave dhe të prodhojë 17 VKM brenda 48 orëve…?!

Në kohë të Sali Berishës, po ky ishte drejtues i “Task Force” kundër krimit ekonomik dhe i provonte me një ritëm industrial rastet e korrupsionit, aq sa burgu nuk kishte më shtretër…

Në kohën e Sali Berishës, pa SPAK, e kishte rrogën disafish më të vogël, dhe kushtet e punës krejt modeste krahasimisht me sot, dhe asnjë ambasador nuk i rrinte në zyrë “për përkrahje dhe solidarizim”…

Por ende sot, nuk ka kapur dot statistikat e 1 viti pune në luftë kundër korrupsionit, me Sali Berishën kryeministër…

Ajo që ka ndryshuar, që i mungon, që ia vështirëson punën deri në pamundësi, është kryeministri që thotë “zero tolerancë ndaj korrupsionit”, dhe e bën!!!

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Pse ishtë “gjë e mirë” ky lajmi i shpërndarë për Parashqevi Simakun?

Nga Adriana KALAJA Kur shoh këtë histerinë kolektive për Parashqevinë, me gjithë mirënjohjen pafund që …

Leave a Reply