Deputetja britanike: Bandat serbe në veri po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka thënë se bandat serbe në veri të Kosovës janë paguar nga Beogradi për të shkaktuar trazira.

Teksa ka shpërndarë artikullin e New York Times për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe lidhjet e tij me krimin, ajo ka thënë se serbët në veri të Kosovës janë edhe duke u armatosur nga Serbia.

“Inkurajoj këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë ta lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosën nga Beogradi”, shkruan ajo.

About Redaksia

Check Also

Trump i shpreh mirënjohjen TikTok-ut: Ndikoi në fitoren time

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, deklaroi të dielën se mund të mbështeste vazhdimin e operimit …

Leave a Reply