Shkrirja e Akademisë Shkencore të Albanologjisë, Zhupa kërkon interpelancë me Kushin

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka thirrur në një interpelanccë urgjente ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi për shkrirjen e Akademisë Shkencore të Albanologjisë.

Zhupa i ka kërkuar ministres Kushi të paraqitet me urgjencë në Kuvend për t’i kërkuar llogari lidhur me vendimin e saj përmbylljen e Akademisë së Albanologjisë.

Zhupa paralajmëroi se ankesën e saj për shkrirjen e Akademisë do ta dorëzojë në Komisionin e Edukimit.

“Albanologjia shqiptare i ka fillimet nga amaneti i Mid’hat Frashërit me idealin për tu krijuar një Akademi Albanologjike, punën që s’mund ta kryjë asnjë institucion tjetër. Ndryshimi ka ardhur si rrjedhojë e një reforme, sot (ASA) jep edhe doktoratura.

Në raportimin e fundit në Kuvend për buxhetin 2023, në pamë edhe raportin e Akademisë Albanologjike dhe Shkencave. Sot ka 45 marrëveshje në fuqi.

Akademia e Shkencave na foli vetëm për projekte që do jepte shteti shqiptar. Ishte plani që do shkrinin (ASA)-N.

ASA ka sot 100 profesorë që punojnë në këtë Akademi, unë e kuptoj urrejtjen patologjike të Ramës, Kushit që kanë ndaj identitetit shqiptar”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Berisha uron Kancelarin e ri të Gjermanisë: Fitore historike e CDU/CSU për Europën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar kancelarin në ardhje të Gjermanisë, Friedrich Merz, …

Leave a Reply