Krimineli Dan Hutra që vrau tre gra dhe u lirua nga PS për vota, spiun i policisë, dëshmia…

Dan Hutra, autori që vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera më 1 Mars 2023 në Tiranë, ka qenë spiun i policisë.

Kështu shprehet Vladimir Kurti në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus.

Sipas Kurtit, Hutra njihet me pseudonimin “Daja” dhe ka spiunuar 3-4 grupe droge që janë goditur nga policia.

Vladimir Kurti është vëllai i Etleva Kurtit, e cila u vra nga Dan Hutra më 1 Mars.

Spartak Koka: Si mund ta përshkruash marrëdhënien mes jush dhe si mund të ma përshkruash Dan Hutrën në fillimet e kësaj marrëdhënie të mirë shoqërore që kishit?

Vladimir Kurti: Po pasi filloi ai të thoshte këto gjërat unë të ndihmoj unë të nxjerr nga burgu, unë bëj.. unë fillova të dyshoj që ai mund të ishte spiun i Policisë së Shtetit. Pasi kishte dhe informacione që ai njihej me pseudonimin “Daja” jashtë.

Spartak Koka: “Daja”?

Vladimir Kurti: “Daja”, domethënë që ishte nga këto agjentët sekretë që i mbajnë për të infiltruar e për…

Spartak Koka: E keni të sigurt këtë që ka qenë i infiltruar i policisë?

Vladimir Kurti: Po ka futur në burg edhe..janë 3-4 grupe që janë kapur me drogë, i ka fut ky i ka spiunuar.

Spartak Koka: E ke të sigurt? Janë kapur 4 grupe me drogë nga Dan Hutra?

Vladimir Kurti: Po, janë kapur nga Dani, janë spiunuar kur ka qenë jashtë i infiltruar.

Spartak Koka: Po ti kur e more vesh që ishte i infiltruar i policisë? Gjatë kohës që ishit në burg apo kur i prishën marrëdhëniet mes jush?

Vladimir Kurti: Jo jo. Ditët e fundit para se t’i kërkoja unë që të largohej nga dhoma, se unë i kërkova që të ikte nga dhoma. Ato ditë e marr vesh nga çunat jashtë, nga çunat e burgut. E mora vesh që kështu kështu… Pastaj më tha që unë jam në burg për..jam në burg se kam marrë gjakun e babës. Pastaj nga ca kuksianë që kanë qenë doganierë që janë arrestuar, e marr vesh që ai kishte vrarë një femër.

Spartak Koka: Bashkëjetuesen e vetë.

Vladimir Kurti: Po kishte vrarë një femër e kishte prerë në qafë… Aty e mora vesh edhe fillova ta largoj se thashë.. dyshoja që është spiun. Edhe thashë ky ka ardhur 100% për të më bërë keq.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply