Barbarët e qeverisë terrorizojnë qytetarët e Vlorës

Rezenbrik SERJANI

Barbarët ne krye te qeverisë, ditën për Diell terrorizojnë qytetarët e Vlorës, duke i shpërngulur dhunshëm, hequr zvarrë nga banesat e tyre. Flakja në rrugë e disa familje vlonjate nga banesat e tyre, ka shkelur dhunshëm të drejtat ligjore dhe njerëzore të secilit banorë që jeton në to.

Barbarizmi i treguar sot në Vlorë ishte më shumë se sa rrënqethës.

Të pashpirtët e sektit, skrepat e terrorit e korrupsionit qeveritar, te ngjallnin dhimbshëm emocione të një skene ç’njerëzore !

Përbindëshat e veshur me pushtet, janë kthyer makthi dhe mallkimi i çdokujt, ata që shpërngulin përdhunshëm dhe flakin në rrugë të madhe, këdo, duke shkelur çdo normë e parim njerëzor e ligjor.

Këto skena, pjesë e politikave shkatërrimtare të sektit Rama, janë antishqiptare, të cilat për 10 vjet po aplikohen nga veriu në jug në mënyrë të përbindshme e makabre, si një genocid i vërtetë.

Pashpirtësia institucionale e njerëzore, “Samo Prava-Vetëm Përpara”, është monstruoziteti që ka kapluar çdo institucion, e vizion drejtimi nga kjo qeveri, nga ky sekt antishqiptar.

Dhimbje!!!

About Redaksia

Check Also

Pavarësi apo paprekshmëri?!

Nga Lutfi DERVISHI Problemi me “pavarësinë” tek ne është se shpesh kuptohet jo vetëm si …

Leave a Reply