Osmani: Kosova, e gatshme të shqyrtojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

“Unë i thashë që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha Osmani.

Osmani tha po ashtu se u tha liderëve evropianë se procedurat ligjore mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve.

Kjo nuk bëhet menjëherë “por këto janë procedura ligjore që u mundësojnë qytetarëve të vendosin nëse duan të mbajnë zgjedhje”, tha Osmani./REL

About Redaksia

Check Also

SHBA dhe BE, ultimatum Ramës

Pyetje: Z. Berisha, kam një pyetje për sa i përket protestës. Në dy protestat e …

Leave a Reply