Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi një video-mesazh nga takimi me kandidatët e opozitës dhe kryebashkiakët e zgjedhur.
“Ky popull ka ideale demokratike. Ky popull nuk e pranon monizmin.
Situata është dëshpëruese dhe nuk mund ta mohojmë, por njerëzit me fibër politike e kuptojnë që në çdo rrethanë ka vetëm një rrugëdalje, të mos dorëzohen dhe të ngrihen.
Në çdo rrethanë ka vetëm një rrugëdalje, të ngrihen dhe të mbrojnë kombin e tyre nga një proces shkatërrimi që nuk e ka përjetuar asnjë komb tjetër në botë.
Asnjë komb nuk ka humbur në 8 vite 33% të popullatës së vet dhe e gjitha kjo me mekanizmin e shkatërrimit të opozitës, sepse duke shkatërruar opozitën, vret masivisht shpresën”, shprehet Berisha.