Rama mbron banditët e Vuçiçit, gazetarja e BBC sqaron shikuesit: Ky ishte kryeministri shqiptar

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dha një tjetër intervistë shokuese për një media ndërkombëtare, ku zgjodhi sërish të mbronte mikun e tij, Aleksandër Vuçiç dhe të sulmonte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Duke folur për BBC, Rama e tha hapur se Albin Kurti e ka gabim.

Por pjesa më tronditëse ishte kur gazetarja i foli për banditët e Serbisë që po bëjnë trazira në veri të Kosovës. Rama u ndje i irrituar nga ky konstatim i gazetares, ndërsa vazhdoi pa thënë asgjë kundër bandave të Vuçiçit, që dhunuan forcat e NATO-s.

Aq e habitur mbeti gazetarja e BBC, sa u detyrua në fund të intervistës që të bënte një sqarim për shikuesit, duke thënë se ai që po fliste ishte kryeministri i Shqipërisë.

Kujtojmë se Rama nuk po bën minimalisht as atë që bëri kryeministri kosovar, i cili përveçse dënoi dhunën serbe, ishte i prerë. “Do ta përmbledh në tri fjalë; kërkim falje për agresionin e Millosheviçit, njohje dhe pastaj normalizim,” tha Andrej Plenkoviç.

PJESE NGA INTERVISTA E RAMES PER BBC

BBC: Albin Kurti ka thënë se Perëndimi po e mban me të mirë Serbinë dhe se reagimi nga ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ka qenë një trysni e tepruar mbi Kosovën.

Kryeministri Edi Rama: Më vjen keq ta them, por kam saktësisht të njëjtin mendim dhe jo për shkak të ndonjë pozite servilizmi, por sepse kam bindjen se ShBA-ja dhe BE-ja kanë tërësisht të drejtë dhe Albini e ka gabim këtu, sepse nuk po përpiqen ta mbajnë Serbinë me të mirë, po përpiqen që më në fund ta çojnë Kosovën në një tjetër nivel, që do të thotë, në një shtet që njihet nga të gjithë, një shtet që mund të zërë një vend në Kombet e Bashkuara dhe në shumë institucione të tjera, ku mungon.

BBC: Po agresioni erdhi nga pala serbe, nga Beogradi.

Kryeministri Edi Rama:Cili?

BBC: Agresioni. Të ashtuquajturit banditë në pamjet që pamë me ushtarët e NATO-s.

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, po, është e vërtetë dhe nuk ka sesi të mohohet, por, nga ana tjetër, është po ashtu e vërtetë që dërgimi i këtyre kryetarëve të komunave kundër këshillës së mirë të gjithkujt – dhe kur them gjithkujt, e kam fjalën për miqtë dhe partnerët e mëdhenj të Kosovës, pa të cilët Kosova nuk do të ishte ajo që është sot – ishte një hap më i tepërt seç duhej. Thënë kjo, mendoj se Serbia ka reshtur së qeni rrezik për Kosovën që prej vitit 1999, e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën që në vitin 1999 dhe tani është koha për paqe. Është koha për normalizim. Është koha për t’u ulur. Është koha për të pranuar dhe për t’i dhënë Serbisë atë që ka qenë më parë në marrëveshje, që do të thotë, asociacionin e komunave me popullsi serbe dhe të drejtën e kishës ortodokse serbe që të ketë aktivitetin e saj brenda Kosovës dhe, nga ana tjetër, Serbia duhet të heqë dorë dhe të kuptojë që Kosova ka ikur dhe të pranojë njohjen e ndërsjellë.

BBC: Ky ishte Kryeministri shqiptar Edi Rama me të cilin fola pak më parë.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply