Berisha denoncon vjedhjen e zgjedhjeve, thirrje për protesta: Asgjë nuk e shpëton Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit denoncoi sërish vjedhjen e zgjedhjeve, përmes zgjedhësve fantazmë. Berisha, teksa tregoi me përqindje prezencën e këtij fenomeni në disa bashki, ai bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestat.

Berisha tha se kjo është e vetmja rrugë kundër vjedhjes së votës.

“Jam këtu për të denoncuar farsën e turpshme kriminale elektorale të 14 majit. Në këtë farsë, krahas dërgimit të 683 mijë zarfeve në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për herë të parë në historinë e këtij vendi krahas të caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi, komisioneve 6 me 1 apo 6 me 0 si kurrënë historinë e këtij vendi, krahas qindra milionë eurove të shpërndara nën dorë nga Edi Rama dhe asistenti i tij Tom Doshi, të cilët deformuan në mënyrë ekstreme një rezultat, ku për 40 përqind të votave, arrihet vetëm 5 përqind pushtet, u përdor një mekanizëm tjetër kriminal monstruoz për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. U përdorën zgjedhësit fantazmë apo zgjedhësit që votuan mbi 1 herë, dy apo tre herë në qytete të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë që votuan më shumë se një herë ishin në total 547 mijë të tillë. Në Bashkinë e Vlorës ata arrinin në 29 përqind, në Bashkinë e Vorës 15 përqind, në Përrenjas 28 përqind, në Kurbin 30 përqind, në Konispol 34 përqind, në Has 18 përqind, në Kamëz 21 përqind, në Durrës 23 përqind, në Shkodër 16 përqind, në Devoll 20 përqind, në Delvinë 34 përqind, në Mallakastër 11 përqind dhe kështu me radhë.

Është kjo ushtri e zgjedhësve fantazmë që u përdor masivisht për të mashtruar rezultatin e zgjedhjeve me 14 maj, krahas faktorëve të tjerë. I denoncoj këtu në parlament këtë batërdi elektorale, këtë farsë për t’u thënë shqiptarëve se ka vetëm një rrugë që ju të votoni të lirë, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë me paratë tuaja publikisht votën, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë nën dorë me qindra milionë euro vota, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë dhe kjo rrugë është protesta, protesta dhe vetëm protesta. Kombi polak, për një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor, është i tëri në rrugë. Unë qëndroj këtu me thirrjen time të fuqishme, në protestë dhe vetëm në protestë. Përndryshe, ata që përpiqen të justifikojnë këtë vjedhje monstruoze të votës, bëhen mbështetës të një krimi të paparë në historinë elektorale.Unë kam bindjen se qindra mijëra idealistë që votuan për opozitën do ngrihen dhe do krijojnë mundësinë që të votojnë të lirë.”, pohoi ai.

Mes të tjerash Berisha u ndal dhe te tensionet në Veri të Kosovës.

“Jam këtu për të dënuar sulmet antishqiptare të Edi Ramës ndaj Albin Kurtit. Dje televizioni i zyrës së Ramës, në mënyrë kriminale shpall publikisht se Kosova zgjodhi luftën dhe jo paqen. A ka nxitje më të madhe të konfliktit se kjo thirre e Ramës në emër të Vuçiçit në Tiranë. Këto sulme, tregojnë se është kryeministër antishqiptar, skllav i padronit të tij në Beograd”, tha Berisha më tej.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply