Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, sulmet e Edi Ramës ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës, tregojnë se ky është një kryeministër fund e krye antishqiptar, skllav i padronit të tij në Beograd. Berisha tha se, Rama e ka shndërruar Tiranën zyrtare në një altoparlament të Beogradit zyrtar.
“Por jam këtu për të denoncuar sintonizimin e qëndrimeve të Edi Ramës me padronin e tij, Vuçiç.
Një situatë dramatike u krijua në veriun e Kosovës. Analiza është bërë dhe duke mbështetur fuqimisht të drejtën e qeverisë së Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e saj, gjithashtu bëj thirrje që të ketë parasysh frymën e ligjit dhe të bashkërendoj veprimet me faktorin ndërkombëtar.
Por jam këtu për të dënuar sulmet e turpshme antishqiptare të përditshme të Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës.
Sulme në sintoni vetëm me një njeri, dhe ky është padroni i tij, Vuçiç.
Dje, televizioni i Ramës shpalli se Kosova zgjodhi luftën para paqes. A ka nxitje më të madhe se kjo thirrje e Edi Ramës në emër të Vuçiç në Tiranë?
Edi Rama nuk kurseu për sulme, qoftë edhe për fatkeqësinë shtetërore të ish-kryetarit të LDK, Isa Mustafa, padinë në gjykatë ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, vetëm pse ata nuk pranonin diktatin e padronit të tij, Vuçiç.
Këto sulme të Edi Ramës ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës, tregojnë se ky është një kryeministër fund e krye antishqiptar, skllav i padronit të tij në Beograd.
U rikujtoj shqiptarëve se kryeministri kroat, dha një propozim pikërisht në Bratislavë ku Edi Rama lëshonte rrufe kundër Albin Kurtit, ku kërkoi që t’i kërkohet falje Kosovës për krimet e Millosheviçit dhe më pas të njihen reciprokisht.
Por këto nuk i konsideron vasali i Beogradit. Ky e ka shndërruar Tiranën zyrtare në një altoparlament të Beogradit zyrtar.
Ai kujton se me këto qëndrime do shpëtojë nga afera McGonigal. Por asgjë nuk të shpëton ty. Afera McGonigal do të çojë ty në birucë. Asgjë nuk të shpëton ty nga dënimi për këto zgjedhje. Shqiptarët do e thonë fjalën e tyre”, u shpreh Berisha.
Check Also
Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!
Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …