Kryetari i PD, Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar se,iIdealistët do derdhen në protesta. Berisha tha se, do kërkojmë hetim parlamentar për manipulimin zgjedhor.
“Sirenat e një revolte të vërtetë po bien në mbarë vendin. 500 mijë shqiptarë që votuan si idealistë dhe i rezistuan industrisë gjigante të blerjes së votës, nuk u mposhtën nga makineria gjigante e frikësimit të zgjedhësve, janë të gatshëm të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës dhe të përballen me këtë regjim armik, antikushtetues dhe antikombëtar.
Kurrë ndonjëherë ky komb nuk ka qenë në rrezik shkatërrimi se në këtë periudhë.
Krahas kësaj, ne do intensifikojmë përpjekjet tona në parlament për të qenë zëri i qytetarëve.
Do dorëzohet në parlament kërkesa për hetim parlamentar të këtyre zgjedhjeve. Kjo betejë do vazhdojë në parlament, në Strasburg, në të gjitha frontet.
I gjithë potenciali ynë është në mbrojtje të votës. Është e domosdoshme ta dorëzojmë sa më shpejt, sot ose nesër.
Këto zgjedhje do hetohen, dhunimi i tyre ka filluar 5 muaj më parë. Strategjia e dhunimit të zgjedhjeve u shpalos nga 1 janari gjer sot në mënyrën më antiligjore.
Hetimi parlamentar do u faktojë shqiptarëve të gjithë shkallën e manipulimit, do u faktojë monumentin e zi të blerjes së votës.
Rritja me 310 përqind e partisë së Doshit është dëshmia më flagrante e këtij fenomeni, në një kohë që Doshi është të paktën 10 herë më pak i pasur se Rama. Rama është kryeblerësi i votave në Shqipëri, Doshin e përdor si dëshmi se ky po vepron, por kryeblerësi i votave është Edi Rama.
Ndaj dhe duhet të bëhet lista e të gjithë kriminelëve elektoralë në mbarë vendin, t’i denoncojmë me emër dhe t’i turpërojmë. Ne jemi opozitë, ne nuk kemi më shumë në dorë se denoncimi”, tha Berisha.
Check Also
Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij
Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …