Pjesë nga diskutimi në studio:
Sefa: Në mbledhje kryesie ka pasur gjithmonë debat. Dje vetëm 2 anëtarë nuk kanë folur, të gjithë kanë folur nga 2-3 herë. Në fund po t’i analizosh të dy propozimet janë aq afër sa nuk do e besoni. Në mbledhje nuk ka hyrë njeri
Sula: Dy herë është hapur dera. Mos gënje.
Koduzi: Do të bësh viktimën tani, ty s’të tremb njeri ishte Visha që tha si jeni. Ne brenda sallës ishim të qetë.
Sula: Problemi është që nuk i falet zotërinjve që kanë inskenuar grupimet e i sollën aty. Këtë po them unë.
Koduzi: Kush na ngacmoi ne?
Sula: Jo po të vinin të na hiqnin pantallonat
Koduzi: Nuk të ngacmoi njeri brenda
Sula: Më ngacmoi jashtë
Koduzi: Mos bëj viktimën kot.
Sula: Mos u bëj qesharak. Jashtë tonet ishin shumë të larta. Në fillim ishte shumë e qetë situata. nga ora 12 i erdhi ultimatumi edhe u thanë na e morën, si tek filmi “Çifti i lumtur” ma morën djalin.