Dëshmia: Grupi i banditëve të Bashës ndoqën me makina 4 deputetë të PD

Deputeti i PD, Dashnor Sula, ishte një prej deputetëve që u shanë dhe kërcënuan nga një grup militantësh pasi dolën nga mbledhja e Kryesisë në orët e para të mesnatës.

Mbrëmjen e sotme në “Open”, ai ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur pasi doli nga mbledhja, ndërsa tha se kërcënimi që iu bë atij dhe familjes së tij, ishte nga njerëz të dirigjuar nga Lulzim Basha.

“Nuk gjej fjalë ta përshkruaj keqardhjen sepse situata në të cilën ndodhet e shkreta PD nga çmenduria kolektive, dhe faji ka qenë i njërit që dje u bë kryetar më në fund me njerëzit që solli, që s’u bë kurrë nga 2013 deri dje mbrëmë, dhe tjetri që nuk iku kurrë si kryetar. E thash dhe në mbledhje, nëse do doni që të mbijetoni si persona dhe partinë, mbajeni ta gëzoni, por di se një parti të fton për të fituar, por nuk mund të përfundojë në këtë farë feje.

I pari doli Bardhi dhe unë, në fakt Bardhin nuk e sulmuan, por mua më shanë dhe ofenduan. Nuk bëj viktimën, kam punuar 15 prokurori dhe nuk e njoh frikën, por kur e ndaj mendjen, nuk i kam të frikë të fortët që më ka dërguar ai zotëria dhe më kërcënuan mua dhe familjen time. Shanë me fjalë banale…

Ishte errësirë sepse po ta njoh si fytyrë ia heq gurmazin, të më dalë para syve dhe të më shajë. Nuk shaj dhe nuk shantazhoj, dhe nuk lejoj njeri ta bëjë me mua. Ai njeri (Basha) atë frymë ka sjellë aty. Ndihem keq për Korreshin, Bushatin, Nallbanin dhe Gështenjën, që i kanë ndjekur me makinë për t’i goditur. Mund të përshkallëzohej situata. I kanë ndjekur deri tek bulevardi, duke ushtruar dhunë verbale.

Një njeri i ka dirigjuar, Lulzim Basha! Ai është problemi sot i PD. Basha-Berisha janë problemi, sepse kanë konflikt mes tyre”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Veliaj pritet me protesta para SPAK: Hajdut, mashtrues 99-sh…

Disa qytetarë kanë protestuar me pankarta në duar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi …

Leave a Reply