I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të diskutuar mbi dhunën që u ushtrua mbrëmë nga militantët e Bashës ishte deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi. Koreshi është shprehur se këto skena jnë një trup për partinë demokratike dhe se dhuna ishte e inskenuar nga personat shumë pranë Bashës.
“Është absurde që këto skena ndodhin në Partinë Demokratike e cila aspiron të jetë pjesë e perëndimit. Në atë kryesi harronin se në Lushnje ka deputetë që ishin dhe kryetar partie dhe i kanë sjellë PD 17 mijë vota. Ata funksionar që kanë lënë bukën e kalamajve për të sjellë ato vota në këtë parti dhe sot pjesa më e madhe e tyre është në PD e drejtuar nga Berisha.
Unë i jam drejtuar me një pyetje duke i thënë se çfarë kërkon kjo kryesi, të prodhojmë një parti fituese apo një parti mbijetuese sepse nëse vazhdojë kështu jemi vetëm te mbijetesa. Kam dhënë dhe mendime të tjera, ka deputet që nuk janë përfshirë fare në fushatë. Aty u kërkua që të gjeheshin koka turku për ti hedhur përsipër rezultatin e zgjedhjeve.
Në kolegjin e kryetarëve çuditërisht më kishin përjashtuar mua pasi jam kryetar partie dhe nuk jam ftuar në atë mbledhje. U bë një rrumujë e amdhe dhe të gjithë thonin o burra të votojmë por kishte dhe thirrje nga jashtë që kërkonin të votohej ndërsa në një moment të caktuar ata filluan të ofendonin dhe deputetët.
Ne nuk kemi luksin pa pasur asnjë anëtar të kërkonim të bënim zgjedhje aq të shpejta dhe anëtarë të kryesisë që e kishin me nxitimi draftin e propozuar nga kolegji i kryetarëve nuk po lenin të fliste sekretari i përgjithshëm, Gaz Bardhi. Mund të konfirmoj se aty ishin të dirigjuara gjërat që të votohej ai projekt-draft për zgjedhjet, përplasjen e parë e ka pasur me njerëzit jashtë Bardhi me Sulën dhe më pas kam dalë dhe unë nga mbledhja e kryesisë”, tha Koreshi.