Paloka: Rama është sot armiku nr.1 i shqiptarëve!

Deputeti i PD, Edi Paloka shkruan se, Edi Rama e ka kaluar çdo limit dhe sot ai është armiku numër 1 i shqiptarëve. Reagimi i deputetit dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, ka ardhur pas draftit të paraqitur sot nga Edi Rama, për asocasionin serb në Kosovë.

Reagimi i Edi Palokës

Rama i ka shkelur me kohë gjithë kufijtë në marrëdhëniet me Kosovën, por propozimi i fundit në emër të qeverise shqiptare i draftit të Vuçiçit për Asocacionin i bie të jetë pika që derdh kupën.

Gjatë gjithë kohës si kryeministër i Shqipërisë, Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka dhënë mbështetje të hapur Serbisë dhe Vuçiçit. Në të njëjtën kohë ka sulmuar në mënyrë permanente gjithë kryeministrat dhe drejtuesit politikë të Kosovës që kanë dalë kundër interesave Rama-Vuçiç.

Nuk është hera e parë që Rama merr përsipër të propozojë si të qeverisë shqiptare projektet antishqiptare të Vuçiçit. Ndarja e Kosovës dhe Ballkani i Hapur, janë dy projektet e tjera serbo-ruse që Rama ka marrë përsipër ti paraqesë si propozime shqiptare.

Ndërkaq qëndrimet publike të Ramës kanë qenë deçizive në opinionin ndërkombëtar për transformimin e Serbisë nga agresore, autore e gjenocidit në Kosovë, në “viktime” aq sa kemi arritur sot që me sanksione të kërcënohet Kosova dhe të ledhatohet Serbia.

Rama ka kaluar çdo limit. Ai është sot armiku nr. 1 i shqiptarëve dhe duhet ndalur me çdo mënyrë, ndryshe nuk do kemi kohë për tu penduar …!

About Redaksia

Check Also

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …

Leave a Reply