Bardhi i përgjigjet Alibeajt: Ishte dhunë nga një grupim paramilitar, kam dënuar dhunën verbale

Deputeti Gazment Bardhi reagoi sërish sot për dhunën e ushtruar nga banditët e Lulzim Bashës. Ai i qëndroi deklaratës së tij se kjo ishte dhunë nga një grupim paramilitar.

“Të dhunosh verbalisht, të shantazhosh apo të fyesh deputetët e PD, pse ata kanë një mendim ndryshe, është një sjellje prej grupimi paramilitar”, tha ai.

Bardhi iu përgjigj edhe Enkelejd Alibeajt, i cili tha se, “Bardhi është treguar emocional”.

Ajo që unë kam thënë është që dhunosh verbalisht apo dhe të fyes deputetë që kanë mendim ndryshe është një sjellje prej grupimi paramiliatar. Së dyti, kam dëgjuar gjatë këtyre orëve që qëndrimi im ka qenë emocional, jo nuk kam qenë edhe pse nuk ka asgjë të keqe. Qëndrimi im ka qenë parimor, kam dënuar dhunën verbale kur është kryer nga grupimi i zotit Berisha. Do dënoj dhunën ndaj kolegëve, shantazhet edhe kur vijnë nga anëtarë të PD-së që deri në këtë moment kanë menduar njësoj si mua. Nuk amnistoj veprime të patolerueshme vetëm sepse ndodhin në njërën palë. Kjo është të jesh koherent dhe të mbash qëndrime parimoretha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply