LDK reagon fort kundër Ramës: Nuk na duhen propozimet e tij për asociacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar se e ka dërguar një Draft për Asociacionin në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz, shkruan Express.

Gashi ka thënë se kompetente për propozimin e statutit dhe menaxhimin e raporteve me ndërkomëbtarët është Qeveria e Kosovës dhe asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi.

About Redaksia

Check Also

Kuba dorëzohet para Shteteve te Bashkuara/ Deklarata e Presidentit

Presidenti kubanez Miguel Díaz-Canel konfirmoi se Kuba dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë në bisedime …

Leave a Reply