12 qershori është dita e historisë për NATO-n, lirinë e Kosovës dhe kombit Shqiptar!

Nga Sali  BERISHA

Të dashur miq, 24 vite më parë, më 12 qeshor të 1999 Aleanca e Atlantikut të Veriut, pas fushatës ajrore tre mujore më të fuqishme pas Luftës ll-të Botërore kundër regjimit të Millosheviçit, në një vendim historik unanim e udhëhequr nga SHBA dhe presidenti Bill Klinton, vendosi futjen e trupave të saj tokësor për çlirimin e plotë të Kosovës.

Ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s kundër Beogradit, krahas luftës çlirimtare të UÇK, pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndaj shqiptarët i mbeten mirënjohës për jetë NATO-s, SHBA dhe vendeve tjera anëtare për rolin e tyre shpëtimtar për shqiptarët në Kosovë dhe vendosjen e paqes në Ballkan.

Por sot pas 24 vitesh ata që ushtruan me operacionin ‘Patkoi’ genocidin e fundit serb ndaj shqiptarve të Kosovës dhe kryen ndaj tyre krime monstruoze kundër njerëzimit, mbajnë peng në emër të Serbisë së madhe paqen dhe stabilitetin e rajonit. Në këtë qendrim kundër Kosovës serbomadhi Vuçiç, ky Putin i vogël i Beogradit ndihmohet nga Putini i madh i Kremlinit dhe nga argati i tij në Tiranë, Edi Rama.

Zoti e bekoftë Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet anëtare dhe ushtritë e saj. #sb

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dimër i ashpër për argatin në Tiranë dhe padronin në Beograd

Kreu i PD, Sali Berisha iu bashkua protestuesve të PD-së që janë mbledhur në rrugën …

Leave a Reply