Dalin pamjet, Vuçiç shkon në dasmën e djalit të kriminelit serb Sheshel (Video)

Një video po qarkullon në rrjet, ku shihet presidenti serb Aleksandër Vuçiç duke kënduar me Vojislav Sheshel, një kriminel lufte dhe ultranacionalist i dënuar.

Ata po shijonin meloditë e një kënge për Pavle Gjurishiçin, një çetnik, njësitë e të cilit kryen krime gjatë Luftës së Dytë Botërore, në dasmën e djalit të Sheshel.

https://twitter.com/i/status/1668161777178165248

Por kush është Vojislav Sheshel?

Vojislav Sheshel është ndër politikanët më kontraverz në Ballkan. Ai ka qenë dënuar nga tribunali i Hagës për krime lufte.

Gjatë kohës së Jugosllavisë, aktiviteti politik i Sheshel kishte qenë mjaft kontraverz poashtu, duke bërë që të burgosej disa herë. Më 9 korrik 1984, atij iu dha madje një dënim prej tetë vitesh, për promovimin e një platforme nacionaliste e anarko-liberale që ka kryer aktin kriminal të kundër-revolucionarizmit. Por, dënimi i tij ishte reduktuar nga tetë në gjashtë, pastaj në katër, dhe më së fundi në vetëm dy vjet.

Partia e tij gjatë luftës së Kosovës kishte qenë e vetmja që nuk e kishte mbështetur tërheqjen e trupave serbe nga territori i Kosovës.

Image

About Redaksia

Check Also

Media gjermane: 100 mijë protestues në Beograd kërkojnë qeveri teknike

Në qendër të Beogradit u mblodhën të dielën (22 dhjetor) mbi 100.000 njerëz, njoftoi Arkivi …

Leave a Reply