U nda nga jeta antikomunisti më koherent i Europës!

Alba KEPI

“Komunizmi është një udhëtim i gjatë brenda gënjeshtrës që përfshinë dhe botën e lirë”, do të deklaronte sa ishte në jetë Silvio Berlusconi.
E akoma sot komunizmi modern ka vështirësi të pranoj të vërtetat historike të diktaturave që kjo ideologji ngriti anekënd botës. mes të cilave dhe Shqipëria. Krime njerëzore, viktima të pushkatuar e të burgosur, familje e fëmijë të internuar në gulage që kush nuk i njohur i ka kursyer vetes dhimbjen më të thellë shpirtërore që mund të provoj nga cmenduria politike e një së majte ekstremes sic qe komjunizmi.

U nda nga jeta Kryeministri që ka qeverisur më gjatë qeverinë italiane, me një rekord ditësh në historikun e ekzekutivit italian 3339 ditë.
Lideri absolut i së djathtës italiane, krijuesi i saj, të cilën e c’doganoi nga paragjykimet e një ambienti e popullariteti që e majta e mbronte si perandoria e lirisë.

Lidershipi i tij bindi publikun italian se e djathta është përtej urrjetjes, ndasisë, shtirjes e se ka si bazament politikën e demokracisë e lirinë.

E është është një shpresë që presim të mishërohet dhe në aktualitet shqiptar ku autokracia e pabesia e një pushtetit gjithnjë e më monist po na rikthen në terrin e errët të privimit nga e drejta e një y politike ndryshe, nga ushtrimi i profesionit në mënyrë profesionsite e nga liria për të komunikuar të vërteta.

Silvio Berlsuconi u rikthye më 2019 në Senatin italiane e qe një nga eksponentët e së djathtës që e risolli në pushtet me mbi 40% të votës së italianëve,
Etika politike, kultura e respekti ndaj cdo kundërshtari dhe pse i uronin burgun e vdekjen e karakterizoi në rrugëtimin e tij.

Asnjë fjalë fyese, asnjë koment përtej limiteve për të gjitha ata që i uronin fundosjen.

Janë 60 vite kontribut në ekonominë italiane si një nga sipërmarrësit më të sukseshëm e revulcionar duke e bërë dhe ndër më influencuesit e më të pasurit në Itali,
Themelues i medias së lirë italiane, grupit Mediaset e Mondadori.
Themelues i televizonit mlodern, dixhital, super teknologjik,
Krijues i Milanos moderne, Milano 2 me mbi 2 milionë ha tokë që e bleu të djerrë dhe e ktheu në një zonë të modernizuar e nga më të frequentuat sot.
Investues i mjaft ideve të sukseshme sic qe blerja e klubit të Milanit e ai Monzës.

Mik i shqiptarëve. 
Nuk harroj sytë e tij të pëprlotur pas traghjedisë së Otrantos e zemërgjerësinë e treguar në mikpritjen e mjaft familjeve shqiptare në pronat e tij.

Besnik i idesë së një të djathte kundër cdo diktature, mbështeti Shqipërinë e post ’90, të rrugëtimit demokratik të politikave kombëtare tona e ato euro-atlantike.

“Ideologjia komuniste është nga më kriminalet e c’njerëzoret në historinë humane”, do shkruante në një nga librat e tij, histori që ne në Shqipëri na kanë detyruar ta harrojmë, na e fshehin, na e mainipulojmë duke lejuar që të na qeverisin trashëgimtarë të kësaj linje anti kombëtare e të na prezantojnë dhe në diplomacinë jashtë kufijve.

Në vallëzimin e narcizistëve të së majtës shqiptare e kujtojnë me dëshirën pqr të folur për veten, si puthja Giuda-s në Moldavi, e që nga Arcore ku po i shtrohet dhoma e homazheve do i ironozonte me batutat e tij “mos keni bërë lifting?”.
U largua nha kjo jetë gati gjysëm dekade histori e politikë italiane që dhe pse e ndau më dysh disa herë publikun, më shumë i dha se sa i mori.
Zemërgjerësia e Berlsuconit shfaqet dhe në investimin politik që la për të pasur gati zëvendësues besnik të linjës së tij si zëvendëskryeministri aktual Antonio Tajani e kreu i Grupit Parlamentar Paolo Barreli.
Pati dhe një pikë të dobët femrat. Nuk e ka fshehur kurrë këtë dobësi që i sakrifikoj dhe karrierën politike,
U nda nga jeta një lider i politikës europiane të shekullit të XXI, anti komunisti që e nisi jetën politike si i tillë e vdiq si i tillë.

About Redaksia

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …

Leave a Reply