Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka folur për situatën e krijuar në partinë e vulës, pasi kryesia i hapi rrugë zgjedhjes së kreut të ri. I ftuar në Report Tv, Bardhi nuk përjashtoi mundësinë që nëse gjatë procesit për zgjedhjet e kryetarit shkelet statuti i partisë, atëherë procesi do të përfundojë në gjykatë.
Bardhi: Do ndjek hapat që parashikon statuti i partisë do bëj gjithçka që statuti të jetë udhëheqësi i vetëm i çdo procesi të brendshëm përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit. Jam duke vlerësuar se cilin hap duhet të hedh. Nuk do nxitohem në veprime. Kam treguar përgjegjshmërinë e duhur për situatën në të cilën ndodhet PD dhe apeloj cilindo të tregohet i përgjegjshëm.
Nëse shkelet statuti padiskutim. Kemi një ngërç ligjor mbi statutin e organeve të partisë një proces që vijon, për faktin se një pjesë të anëtarëve të partisë zgjodhën një rrugë jashtë institucionale për t’iu imponuar PD. Rruga që po ndiqet nuk është në interesin e tyre, e tkurr PD.