Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Enkelejd Alibeajt për ta shkarkuar si kryetar i PD-së Lushnjë. Në një intervistë për Report Tv, Korreshi u shpreh se Alibeaj po sillet si pjestar i partisë marksiste-leniniste dhe kjo është më e bukura se këtë aksion e kryesonte ai që dikur ka qënë i internuar dhe tani ka marrë rolin e presekutorit dhe kjo është më e dhimbshme.
Korreshi: Ka pasur një komunikim pasi më dërgoi një nga ata që nuk e di se çfarë pune bën aty ai, por më tha që kishte punuar në bashki dikur, ky ishte i vetmi informacion që më dha, pjesë e kryesisë ka marrë atributet të bëjë gjithçka aty brenda dhe më ka dërguar një qarkore me propozame apo propozime si mund ta quajmë, për të vendosur se kush do të jenë kryetarët e degëve që do të merren me këtë të madhin proces të jashtëzakonshim proces.
Nuk e di nëse kanë marrë atributet që më kanë hequr si kryetar dege, por kjo propozamja i ngjan atyre trakteve partizane në kohët, ku thuhej ‘Lefter Lefteri në emër të popullit’ edhe kjo e njëjti format.
E bukura është se propozamen e kryesonte ai që dikur ka qënë i interrnuar si puna ime dhe tani ka marrë rolin e presekutorit dhe kjo është më e dhimbshme, ai që flet për dekomunistrizim dhe bën akte si parti e punës. Ai që gjithë jetën është interrnuar për fjalën e lirë dhe kundërshton mendimin ndryshe. Kjo është absurditeti më i madh nuk e di a janë te PD apo te partia marksiste-leniniste…
Më e bukura është se Saimir nuk e dinim e dinim se ishte vënë një tjetër se nuk ka qënë në takimet me kryetarët. O është përditë Saimir në këto takimet e PD zyrtare, por ndoshta ata kanë bërë ndonjë takim te Torre-Drini dhe unë se di por për takimet e tjera Saimir Korreshi nuk para mungon.