Kurti refuzoi kërkesën e Ramës

Rama ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti, që ta mbajnë takimin në Gjakovë, por në një format më të ngushtë.

Propozimi i Ramës kishte përfshirë formatin që të takohet kryeministrat dhe ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes. Por thotë se nuk ka pasur dakordësi për këtë, Kurti ka kërkuar që takimi të mbahet sipas formatit të planifikuar.

Kjo kërkesë e Ramës ka vijuar pas një bisede që ky i fundit ka pasur me shefin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i kam kërkuar albinit për tu takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht ministrat e jashtëm dhe mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë, që po e çan në mënyrë demokratike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike.

Për fat të keq, me keqardhje më duhet të themi që nuk kem pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe të diskutohet për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës, sot. Mbase, nuk është një përgjigje përfundimtare nga Kryeministri, shpresoj që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet kur e përsëris në kushtet që jemi në prag të lëvizjes së planit se nuk ma zë as goja të flasë për sanksione, të masave shtrënguese të një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushte të sosjes së durimit”, ka thënë Rama.

About Redaksia

Check Also

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …

Leave a Reply